Kristal - CRYSTAL by Ismail Kadare

Kristal - CRYSTAL by Ismail Kadare



Kristal


Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.


Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.


Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.


Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.


Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.


CRYSTAL

by Ismail Kadare

world-famous novelist and poet from the Hoxha period,
winner of the first (2005) Man-Booker International Literature Prize
still living in France

translated by Anthony Weir


It's a long time since we saw each other and I feel
I am forgetting you. The memory of you
Dies in me day by day,
The memory of your hair
And everything about you.
Now I'm looking everywhere
For a place to drop you
A line, a verse, or crystal kiss -
And so depart.

If no grave will receive you,
No marble nor crystal sepulchre -
Will I have to keep you always with me
Half-dead and half-alive ?

If I can't find a chasm to drop you into
I'll look for a lawn or field
Where I will scatter you softly
Like pollen.

Perhaps I'll trick you into an embrace -
And go away irrevocably
And neither of us will know the other.
This is forgetting isn't it?

3 comments:

  1. Eshte thjesht e mrekullueshme... nuk ka fjale per ta pershkruar! Sa kujtime dhe endrra te lidhura me kete poezi, sa here qe e lexoj me sjell ndermend kujtime dhe episode sh te bukura!

    ReplyDelete
  2. eshte nje poezi e mbrekullueshme,,menyra se si arrin te gjesh veten te fjalet e dikujt tjetur,,pa e njohur personalisht,,kjo eshte magjia e poezise,,,sa here e kam lexuar kete poezi,,por thelle thelle sot eshte hera e pare qe e "lexoj"me te vertete,,,B.LL.

    ReplyDelete
  3. Kadare, thjesht i paarrire!
    Jemi krenar qe kombi yne ka dhe persona te tille ne gjirin e tij!

    ReplyDelete